Veturat zyrtare 04 në orët e mbrëmjes në Kala
Në mbrëmje veturat zyrtare me regjistrim 04 Z janë parë të parkuara në Kala. Kjo shihet nga një postim me disa foto që ka bërë në faqen e tij në “facebook” Naim Qelaj, njëherësh zëvendësministër i Drejtësisë në Kosovë.
“Tani nga Doku n’kala për zyrtarët tanë të devotshëm!!
Ora 19:42 akoma tu punu, ju lumtë!, ka shkruar ai.
Më herët është marrë një vendim që mos të përdoren veturat zyrtare jashtë orarit të punës./GazetaePrizrenit.net