22-11-2024

VIDEO: Dy shqiptarë bëjnë “kërdinë” në ishullin e të pasurve, vodhën vila e hotele, metoda që përdornin

Dy hajdutë shqiptarë, të cilëve iu ndalua hyrja dhe qëndrimi në Greqi, por edhe në të gjithë zonën Shengen, u arrestuan nga një ekip special i Nëndrejtorisë së Policisë së Mikonos, pasi “goditën” dhjetëra vila dhe hotele në ishull, duke marrë qindra mijëra euro, shkruan abcnews.al.

Para të gatshme, bizhuteri, ora shumë të shtrenjta, vjedhje nga shtëpitë e famshme të modës janë disa nga plaçkat e përmendura në dosjen hetimore të siguruar nga porothema.gr.

Sipas medies greke, vlera e tyre arrinte në gjysmë milioni euro.

Sipas dosjes,  “grupi kriminal, nga fillimi i qershorit 2022, ka kryer vepra penale dhe në veçanti, vjedhje të dalluara në banesa dhe akomodime turistike në Mykonos, vlera totale e sendeve të vjedhura e kalon shumën monetare prej 120.000€”.

Autorë të grabitjeve janë dy shqiptarë të moshës 32 dhe 43 vjeç.

Nga hetimi paraprak nga Nëndrejtoria e Policisë në Mikonos, në bashkëpunim me Policinë e Sigurisë, në bazë dhe të pamjeve filmike, konstatohet se shqiptarët kanë përdorur metodën e thyerjes së dritares duke përdorur një mjet të mprehtë (kaçavidë) për të hyrë në shtëpitë që kanë grabitur, shkruan abcnews.al.

Të pandehurit, siç u përmend, kanë kryer nga data 11 qershor deri më 23 korrik, 12 grabitje.

Më 18 qershor, nga ora 19:00 deri në orën 23:00, kanë hyrë në një akomodim turistik dhe kanë marrë shumën prej 2000 euro. Gjithashtu shqiptarët kishin arritur të merrnin një orë të markës Patek Philippe Aquanaut me vlerë 40.000 euro.

Më 9 korrik, nga ora 18:20 deri në 22:20 kanë hyrë në një hotel dhe kanë marrë 11 pasaporta të banorëve dhe një shumë  prej 18.200 €.

Ata gjithashtu kanë arritur të marrin 5500 dollarë, sende me vlerë dhe flori me vlerë totale 9000 euro.

Siç thuhet në shkresat e policisë, “Vlera totale e parave të vjedhura, bizhuterive dhe sendeve të arit kap shumën prej 410.000 euro”.

Për sa i përket profilit të dy shqiptarëve, “dy të pandehurit figurojnë në listën e të huajve të padëshiruar të cilëve i është ndaluar hyrja dhe qëndrimi në territorin Shengen”.

Në fakt, sipas hetimeve të policëve të Nëndrejtorit të Policisë Mikonos një prej shqiptarëve udhëtonte me 3 letërnjoftime, ndërsa i dyti me dy./Abcnews.al/

Asnjë koment

Comments are closed.