Video e rrallë, Lugishtë e Hasit: Sa janë rritur këta fëmijë që takohen me UÇK-në e Kadri Veselin?
Në një video-xhirim të rrallë gjatë luftës, në vitin 1998, në të cilin thuhet se është bërë në fshatin Lugishtë të Hasit, e ku ndër tjera bashkë me luftëtarët e UÇK-së, shihet edhe Kadri Veseli, tashmë kryeparlamentar dhe njëherësh kryetar i PDK-së, janë disa fëmijë të cilët të emocionuar takohen me çlirimtarët e vendit.
Këta fëmijë tashmë janë rritur dhe ata, apo të tjerët mund t’i identifikojnë, pasi sipas përllogaritjeve mund t’i kenë rreth 30 vjet e më lart, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Ndryshe, fshatrat e Hasit, që ndodhen në zonën ku kufitare, si Lugishta, Kushnini, Planeja, Guruzhupi, Demjani, e të tjerë, kanë qenë portë hyrës-dalëse për pjesëtarët dhe krerët e UÇK-së, të cilët udhëtonin për në Shqipëri dhe anasjelltas.
Pos, të rriturve edhe fëmijët kanë ndihmuar disa herë pjesëtarët e UÇK-së, duke u dërguar ujë apo bukë, në rastet kur ato u mungonin dhe kur për shkak të rrethanave çlirimtarëve u duhej të pritnin deri sa të krijoheshin kushtet për lëvizur.
Fëmijët e kësaj ane, shpesh kanë rrëfyer të emocionuar se si i kanë parë ushtarët e parë të UÇK-së, të cilët i përqafonin dhe me gëzim ua preknin uniformat dhe armët me të cilat ata mbronin atdheun. /GazetaePrizrenit.net/