02-05-2024

Video/ Momenti i vrasjes së 41-vjeçarit E. Javori, autori i afrohet paralel me veturë dhe e qëllon

Elton Javori u ekzekutua këtë të enjte në Fier vetëm pak metra larg banesës së tij.

ABCNews ka siguruar pamjet nga vendi i krimit. Autori Agim Gashi (35-vjeçar) e qëlloi për vdekje 41-vjeçarin Javori.

Në lagjen ku jetonte Elton Javori, njihej si djalë i qetë e jo problematik.

Pistat ku po hetohet janë disa. Një krushqi e prishur dhe konfliktet mes të dyve janë të tjera dyshime që mund të kenë çuar në vrasje.

Për të zbardhur dinamikën e ngjarjes policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë, ndërsa punohet ende për të vënë në pranga vrasësin. /ABCnews/

 

Asnjë koment

Comments are closed.