Video që do ta çojë peshë Serbinë: Shefi i ushtrisë kroate tek varri i Adem Jasharit
Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, gjenerali Mirko Shundov gjatë vizitës së tij në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës është takuar me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, të cilët dëshmuan edhe njëherë bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy vendeve.
Shundov po ashtu u takua edhe me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Rrustem Berisha.
Po ashtu i pari i ushtrisë kroate sot e ka takuar edhe kryeministrin, Ramush Haradinaj. Pas këtyre takimeve, Shundov e ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Ai i ka bërë nderime komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe të gjithë të rënëve tjerë në Prekaz./InfoKosova