19-04-2024

Vidhen mbi 18 mijë euro në një komunë të Kosovës

Policia ka njoftuar për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur dje në komunën e Zubin Potokut.

Persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin e kooperativës bujqësore ku kanë vjedhur një arkë metalike me 18630 € teksa në oborr të ndërtesës kanë vjedhur një veturë.

Policia po heton rastin, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

“Zubin Potok 25.11.2021 – NN. Është raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin e kooperativës bujqësore ku kanë vjedhë një arkë metalike me 18630 € dhe nga oborri i ndërtesës kanë vjedhur një veturë. Njësitë policore janë duke hetuar rastin” raporton Policia.

Asnjë koment

Comments are closed.