Policia ka njoftuar për vjedhje në disa shtëpi në Prizren, por nuk ka dhënë hollësi, përveç asaj se hajdutët raportohet të kenë vjedhur stoli ari dhe para, raporton “Gazeta e Prizrenit”.
“Është raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në disa shtëpi, ku kanë arrit të kryejnë vjedhjen e disa stolive të arit dhe para të gatshme”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Rasti është duke u hetuar. /GazetaePrizrenit.net/