26-04-2024

Vidhen stoli ari në një shtëpi në Prizren

 

Një rast i vjedhjes në një shtëpi është raportuar në Prizren

Sipas policisë rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 20:30, transmeton Gazeta e Prizrenit.

“Ankuesi mashkull kosovar raporton se person/a kanë depërtuar brenda në shtëpinë e tij me që ç’rast i kanë vjedhur stoli ari”, thuhet në raportin e Policisë, por pa dhënë hollësi të tjera rreth rastit.

Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes, rasti mbetet nën hetime./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.