Një rast i vjedhjes ka ndodhur në një shtëpi në Prizren, kur pronari i një banese ka njoftuar për vjedhje në banesën e tij.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Hamit Bojniku”, transmeton Gazeta e Prizrenit.
“Viktima kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në banesën e tij me ç‘rast kanë vjedhur një armë me tre karikatorë dhe 75 fishekë të kalibrit 9 mm, ari, bizhuteri e gjera tjera”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së në Prizren.