21-01-2025

Vihet gurthemeli i Fakultetit të Mjekësisë në Gjakovë, Nagavci: Investimi më i vlefshëm krijimi i kushteve për mësim

Sot është vënë gurthemeli për Fakultetin e Mjekësisë në Kampusin Universitar në Gjakovë.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit përmes një njoftimi zyrtarë në facebook ka bërë të ditur se ku investim kap vlerën e 3.4 milion euro.

Ministrja Nagavci u shpreh se, vënia e themeleve për ambientet e reja të Fakultetit të Mjekësisë është moment që vlen të shënohet me një ngjarje dinjitoze si sot, sepse nuk ka investim më të vlefshëm sesa krijimi i kushteve për mësim e zhvillim intelektual.

Ndërsa është bërë e ditur se objekti i Fakultetit të Mjekësisë do të ketë sipërfaqe të shfrytëzueshme  6,865,5 m², të ndarë në 74 hapësira të ndryshme.

“Në vënien e këtij gurthemeli Ministrja u shoqërua nga dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Haxhi Kamberi dhe prodekanja, Kimete Canaj, ndërsa të pranishëm ishin edhe profesorë, studentë e bashkëpunëtorë të këtij institucioni.

Objekti i Fakultetit të Mjekësisë do të ketë sipërfaqe të shfrytëzueshme  6,865,5 m², të ndarë në 74 hapësira të ndryshme, përfshirë: 5  laboratore, 19 kabinete, 8 salla mësimi, 1 sallë e-mësim, 2 amfiteatra, 5 mini amfiteatër, 3 salla të takimeve, 1 sallë të projekteve, 1 sallë të diskutimeve, 10 zyra administrative dhe 19 kthina të tjera”, thuhet në njoftim./IO

Asnjë koment

Comments are closed.