Vinca: Një natë para nënshkrimit të Marrëveshjes së Rambujesë, Thaçi i tha Kadaresë“nëse më shpallin tradhtar, a më mbron?”
Shkrimtari dhe profesori universitar, Agim Vinca tregoi në Frontal në T7 një rast nga viti 1999, kur Hashim Thaçi, i cili atëherë i printe delegacionit kosovar në Konferencën e Ramubujesë që mbahej në Francë me qëllimin e vendosjes së paqes në Kosovë, kishte kërkuar mbrojtje nga shkrimtari Ismail Kadare para nënshkrimit të Marrëveshjes.
“Para Rambujesë, Hashim Thaçi një natë para nënshkrimit ka shkuar në apartamentin e Kadarenjve në qendër të Parisit, dhe i ka thanë nëse më shpallin tradhtar, a më mbron ti? I ka thënë ‘po, nënshkruaje’. Këto dihen. Janë fakte. Kadareja gjithashtu i ka shkruar letra Ukshin Hotit dhe ai nga burgu i është përgjigjur. Ai nuk doli nga burgu, por libri mbeti. Ndjeshmëria e tij ndaj Kosoves ishte e madhe”, tha Vinca.
Ai tregoi vlerësimin e tij të lartë për Kadarenë, për të cilin tha se “ka krijuar ushqim shpirtëror për popullin e vet” edhe në kushte të regjimit totalitar.
“Librat e tij janë zhdukur nga libraritë brenda orës. Studentët mezi kanë pritur ta lexojnë cdo vepër të tij”, tha Vinca.