26-04-2024

Virologia kineze publikon dëshmi se “koronavirusi u krijua në laborator”

Një virologe kineze që pretendon se koronavirusi ka dalë nga një laborator ushtarak ka publikuar një raport, në të cilin ajo pretendon se po e mbështet teorinë e saj.

Li-Meng Yan, e cila është deklaruar si studiuese në Shkollën e Shëndetit Publik të Hong Kongut, thotë se virusi u ndërtua duke shkrirë materialin gjenetik të dy koronavirusëve të lakuriqëve, shkruajnë mediet britanike.

Lexo Edhe:

Komuna e Prizrenit e 10-ta, pas Rahovecit e Suharekës për shërbimet administrative

Ajo pretendon që proteina “spike” – një strukturë në sipërfaqen e virusit, e cila përdoet nga ky i fundit për tu lidhur me qelizat – është ri-modifikuar për ta bërë më të lehtë për virusin që të lidhet në qelizat njerëzore.

Por shkencëtarët kanë kritikuar raportin e saj – të cilin ajo premtoi se do ta publikonte në një intervistë javën e kaluar – si ‘të pabazuar’ dhe thanë se “nuk mund t’i jepet vëmendje shkencore”.

Dokumentet kërkimore kanë përcaktuar tashmë origjinën e virusit në lakuriqë, teksa ekspertë të lartë po hedhin poshtë pohimet se virusi u krijua nga njerëzit, transmeton lajmi.net.

SARS-CoV-2 – emri shkencor i patogjenit – është koronavirusi i shtatë i njohur që ka infektuar njerëzit. Virusi i mëparshëm mendohet të jetë ai që infektoi lakuriqët e natës dhe më pas arriti te njerëzit përmes një kafshe tjetër.

Raporti i Yan nuk është botuar në ndonjë revistë shkencore dhe nuk është rishikuar nga kolegët, që do të thotë se nuk është kontrolluar dhe aprovuar nga shkencëtarët./GE

Asnjë koment

Comments are closed.