22-11-2024

Visar Shehu emërohet drejtor për Shëndetësi në Prizren

Visar Shehu, ish-këshilltar i kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka emërohet drejtor në Drejtorinë e Shëndetësisë në kuadër të Komunës së Prizrenit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

 

Lajmin e ka konfirmuar Haskuka, i cili ka shkruar në profilin e tij në facebook, se nga fillimi i mandatit të tij, Shehu ka qenë këshilltar për çështje ekonomike dhe financiare.

 

“Përndryshe, ai është ekonomist me profesion dhe njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërt në rrugëtimin tim politik. Andaj këtë pozitë me shumë përgjegjësi dhe dikaster, ku nevojiten të bëhen reforma të thella, nga sot ia besoj Visarit”, ka shkruar ai.

 

Ndryshe, Shehu është emëruar në këtë post, pak ditë pasi Flaka Siqeca, ka liruar pozitën, pasi siç është thënë ka fituar bursë për studime postdiplomike në lëmin e mjekësisë./GazetaePrizrenit.net.

 

Asnjë koment

Comments are closed.