“Vizitor i Burdushit, zgjeba revolucionare”, Konsulli i shkarkuar eskalon me ofendime ndaj Konjufcës

Lutfi Bilalli, që ishte konsull i Kosovës në Frankfurt, ka shpërthyer me gjuhë fyese ndaj kryediplomatit Glauk Konjufca, pasi e shkarkoi nga pozita bashkë me 13 konsuj të tjerë.

Bilalli i cili u shkarkua pasi Konjufca e cilësoi si emërim të jashtëligjshëm, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur ministrin e Jashtëm “vizitor të Burdushit” dhe i ka dhënë edhe shumë epitete të tjera.

Konsulli, që ka qenë anëtar i AAK’së, e ka quajtur qeverisjen e Lëvizjës Vetëvendosje revolucionare, e thotë së forcat demokratike nuk do t’i lejojnë “ta kontaminojnë Kosovën”.

Shkrimi i plotë:

O debilla (turma pa tru) shkurtoni naj dru te shpija e hyni në banjo (pastronu ) hiqni morrat nga koka se i ashtuquajturi ministër i qeverisë Burdushi po ju hipnotizon.

A e ke ni për at ministrin e Burdushit si zgerdhihet si “Pelë e Rahoves” ai është në gëzim që u emru minister ( në qejfë të nuses), por vizitori i Burdushit i dobtë dhe me njohuri të cekta i cili nuk e ka hallin e qytetarve as mirëqenjen e tyre po hall e ka rehatin dhe lluksin e vet .

Spastrime politike: 1981 , 1990 , 2020

Paria e pushtetarve : Urraaaa partizan lufta e klasave ka filluar!

Turma: t’i vrasim e t’i varni në litarë!

Ky është manifestimi i revulucionarve të rinjë.

Por forcat progresive dhe demokratike nuk do lejojnë që zgjebat e revulucionarve ta kontaminojnë Kosovën!

#PovijeKohaMbaroiDita# /GE