Vjedh trotinetin në Ulpianë, të dyshuarin e kap kamera, i publikohet fytyra

Një vjedhje e një trotineti ka ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë, e cila është evidentuar nga kamerat e sigurisë.

Pamjet e aktit, bashkë me fytyrën e të dyshuarit, janë publikuar nga faqja e komunitetit “Vrojtuesit e Lagjes” në Facebook.

Faqja ka bërë një apel nga Policia e Kosovës që ta kap të dyshuarin, pasi që i njëjti dyshohet edhe për disa vjedhje të tjera në këtë lagje.

“Përshëndetje deshta me denoncu një vjedhje e cila ka ndodh ne Ulpian me saktësisht tek kafet e llesnes. Shifet personi i cili pretendon se po porosit ushqim dhe kinse po shkon deri ne shitore per tu kthyer perseri dhe ne ate moment e kryen vjedhjen e Trotinetit. Personi shihet qart edhe ne fytyre. Pamjet tregojn qe personi eshte i ngjashem me vjedhjet qe jane kryer disa dit me pare ne Ulpiane. Kosovo Police e ka mundesin e qart tashme ta tregoj veten ne gjetjen e keti personi te identifikuar, duke na kthyer mjetet qe jan vjedhur ditet e kaluara personave te demtuar dhe po ashtu duke me perfshir edhe mua ne rastin e sontem, eshte shprehur nje Vrojtues!”, thuhet në njoftim.