24-04-2024

Vjedhje në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një rast i vjedhjes në autostradën “Ibrahim Rugova” në segmentin e Prizrenit është raportuar dje pasdite në polici, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Një punëtor i firmës për mirëmbajtje të autostradës ka informuar policinë  se persona të panjohur kanë vjedhur rreth njëqind (100) përforcues të shtyllave mbrojtëse.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

Rastet e vjedhjes në autostradë kanë ndodhur edhe më parë, kur janë raportuar të jenë vjedhur  kabllo të ndriçimit./ GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.