18-04-2024

Vjedhje e rëndë në një kompani në Prizren, arrestohet hajduti

Një person është arrestuar në Prizren për shkak të vjedhjes në një kompani private, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në Prizren, ndërsa rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë.

“I dyshuari K/Shqiptar është arrestuar pasi ka depërtuar me forcë në ambientet e një kompanie private, prej ku ka vjedhur para”, thuhet në raportin e policisë.

Nuk është njoftuar për vlerën e parave të vjedhura.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.