Vjedhje në një fshat të Suharekës, hajdutët marrin ari e para
Një person ka njoftuar policinë në Suharekë për një vjedhje në shtëpinë e tij, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë në fshatin Nishor.
Raporti i policisë:
“Suharekë 10.02.2021-19:00. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur, kanë kryer një vjedhje në shtëpinë e tij ku kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme të arit dhe parave te gatshme./GazetaePrizrenit.net