23-11-2024

Vjedhjet serike në Gjonaj të Hasit, kryesia e fshatit sot takohet me drejtorin e Policisë në Prizren

Një vjedhje masive ka ndodhur në orë e mbrëmjes së të shtunës në fshatin Gjonaj të Hasit, kur raportohet për thyerjen dhe plaçkitjen e rreth 10 shtëpive nga persona të pa njohur.

Për shkak të gjendjes së krijuar, shqetësimit të banorëve dhe nga frika e përsëritjes së rasteve,  njoftohet se një delegacion nga kryesia e fshatit Gjonaj, sot në orën 10:00, do të ketë takim me drejtorin e Policisë në Prizren, raporton Gazeta e Prizrenit.

Rasti i fundit i vjedhjeve është publikuar edhe përmes një video-incizimi nga faqet lokale.

Në Gjonaj vitet e fundit kanë ndodhur edhe disa raste të tjera të vjedhjeve, kryesisht në shtëpi të mërgimtarëve që ndodhen me punë jashtë, ndërsa hajdutët preferonin të operonin gjatë orëve të natës. /Gazeta e Prizrenit

Lexo edhe:

Shaqir Totaj – kryetari i Prizrenit që punësoi më së shumti familjarë

Asnjë koment

Comments are closed.