Vjosa Osmani sot në Suharekë, Dragash dhe Prizren
Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, do t’i vizitojë sot tri komuna të rajonit të Prizrenit.
Njoftohet se ajo fillimisht mban tubim në Suharekë, prej orës 15:00, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Osmani do të shkojë më pas në Dragash, ku tubimi do të mbahet në orën 17:00, ndërsa, tubimi i fundit, do të mbahet në Prizren nga ora 19:00.