Vjosa Osmani zgjidhet presidente e Republikës së Kosovës!
Vjosa Osmani nga Lista Guxo, pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend, është zgjedhur shefe e re e shtetit të Kosovës.
Ajo sot në raundin e tretë të votimit për president në Kuvend, ku morën pjesë 82 deputetë, ka marrë 61 votat e nevojshme.
Dje, për shkak të mungesës së kuorumit në votim, Kuvendi nuk arriti të zgjedhë presidentin e vendit. Në garë për president, Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar Vjosa Osmani. Ndërkaq, kundërkandidati i saj është Nasuf Bejta.