”Rruga e vetme për t’u zhvilluar një qytet dhe për t’u bërë qytet me standarde Evropiane është përkrahja e bizneseve të vogla dhe këtë nuk mund ta bëjë asnjë kandidat më mirë se Shaqir Totaj, andaj e ka shancën Prizreni që të përjetojë një zhvillim të hovshëm ekonomik”, është shprehur ajo mes tjerash.
Sipas kumtesës së PDK-së në Prizren, disa biznese janë ankuar se në kohën e pandemisë, qeverisja lokale nuk u ka afruar as ndihmë e as përkrahje.
”Shpresa e jonë dhe e Prizrenit është te fitorja e Shaqir Totaj, i cili si asnjë tjetër e di diagnozën tonë dhe ka vullnetin për të na ndihmuar, prandaj për këtë arsye nuk do të mungojë as përkrahja jonë”, thuhet të jenë shprehur disa nga biznesmenët prizrenas para anëtareve të kryesisë së PDK-së.