25-04-2024

Vodhën një librari, arrest shtëpiak të miturve në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një (1) muaji, duke refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të miturve me iniciale E.K. dhe F.TH., nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerjekanë kryer  veprën penale,  vjedhje e rëndë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se me datën 14.01.2019, rrethe orës 03:00 deri 03:40 minuta, në Prizren në, rrugën “Ismet Jashari” ia marrin pasurinë e luajtshme personit tjetër me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete.

Të miturit në cilësinë e bashkëkryerësve, e në shoqëri me madhorin me iniciale E.SH. i afrohen librarisë, e thyejnë  derën e lokalit, depërtojnë  brenda dhe nga arka e librarisë, marrin para në vlerë prej tridhjetë (30) euro dhe largohen nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, ndërsa parat e vjedhura i shpenzojnë së bashku.

Se a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale./GazetaePrizrenit.net/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.