30-10-2020

Vodhi në Prizren, paraburgim kuksianit

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale S.Ç. nga fshati Borje, Komuna e Kukësit, Republika e Shqipërisë, tani me qëndrim të përkohshëm në fshatin Pllanjane, Komuna e Prizrenit.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vjedhja e rëndë. Masa e paraburgimit  do të  llogaritet prej datës, 18.09.2020, nga ora 17:00, dhe do të zgjasë deri më datën 18.10.2020.

Lexo edhe:

Prizreni me performancë të dobët për Arsimin parauniversitar (Dokument)

Në kumtesën e GJTH thuhet se ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.1., nga se i pandehuri në ditën kritike 27.08.2020, në orët e mbrëmjes, në fshatin Pejçiç, Komuna e Prizrenit, saktësisht në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale S.M., i pandehuri me qëllim që vetit apo tjetrit t’i sjellë përfitim pasuror të kundërligjshëm, ia merr pasurinë e luajtshme të dëmtuarit të lartcekur, në atë mënyrë që ditën e incidentit, derisa ishte duke i kullotur bagëtinë në atë pjesë të fshatit, afrohet te shtëpia e pa banuar e të dëmtuarit, i cili ishte jashtë vendit dhe me mjet të përshtatshëm-gurë, e thyen xhamin e dritares së shtëpisë të katit të parë, pastaj përmes dritares hynë brenda dhe me forcë i hap dyert e dhomave.

“Pas kontrollit, arrin të marrë: një televizor të markës “Industria”, një resever, një shporet elektrik, një frigorifer, një fshesë elektrike, një shole për WC “Industria”, një tush për banjo, një bojler, një komplet të pajisjeve të kuzhinës, lloje të ndryshme të pijeve alkoolike, një batanije, duke i larguar fillimisht e më pastaj të njëjtat ia shet një personi të panjohur, shtetas i Republikës së Shqipërisë, kurse a do të argumentohen këto fakte, do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thuhet në kumtesën e GJTH.

Asnjë koment

Comments are closed.