23-11-2024

Vodhi paratë e dedikuara për sadaka në një xhami në Malishevë, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni policor – Malishevë, ka arritur të arrestojë një person i cili në orët e vonat të datës 24 gusht, kishte hyrë në një xhami në këtë komunë dhe kishte vjedhur paratë e grumbulluara nga xhemati i kësaj xhamie, transmeton IndeksOnline.

Ai me forcë kishte hapur kutin që ishte e vendosur brenda xhamisë për mbledhjen e mjeteve (parave) që përdoren për çështje bamirësie –  fetare, dhe një shumë të konsideruar parashë  ka vjedhur.

Kush dhe ku po vendosë për arsimin në Prizren sipas Nismës dhe AAK-së?

Njësia e hetimeve pranë Stacionit Policor – Malishevë, pas njё pune intensive operativo-hetimore dhe të suksesëshme, me datё 31.08.2020, ka arritur tё identifikoj dhe tё arrestoj tё dyshuarin: G.G. i lindur me datën 2001 nga Drenasi.

Pas shoqërimit të të njëjtit në lokalët e Stacionit policor, dhe gjatë procesit  te marrjës në pyetje në prezencë të avokatit, dhe ballafaqimit me prova që lidhën me rast, i njëjti ka pranuar se ka kryer këtë vepër penale.

Po ashtu gjatë marrjës në pyetje dhe ofrimit të dëshmive i njëjti ka pranuar se dhe në vitin 2018 kishte kryer edhe veprën penale –Vjedhje në  xhaminë e fshatit Dragobil –KK. Malishevë.

Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, i dyshuari pas intervistimit ndalohet në ndalim policor pёr 48 orё.

 

Asnjë koment

Comments are closed.