26-04-2024

Votohet buxheti i Prizrenit për vitin e ardhshëm

Kuvendi i Komunës së Prizrenit (KK) në mbledhjen e sotme, në tentimin e tretë ka votuar propozim-buxhetin e Komunës së Prizrenit për vitin 2021, që pati dështuar edhe në seancën e paraparë brenda afatit, në shtator të këtij viti, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Kalimin e buxhetit e përkrahu LDK në opozitë, ndërsa PDK, AAK e NISMA votuan kundër me arsyetim se nuk janë parasysh kërkesat dhe Nevzat e qytetarëve dhe se ky është “buxhet i natës”.

Nga 33 kuvendarë të pranishëm, 20 votuan për, 13 kundër, abstenime nuk pati.

Por, nuk dihet nëse votimi i sotëm do të jetë i pranishëm nga Ministria e Pushtetit Lokal, pasi për ta aprovuar buxhetin kërkohet vota e 21 kuvendarëve, apo shumicës së thjeshtë të 41 kuvendarëve  sa ka KK./GAZETAEPRIZRENIT.NET/

Asnjë koment

Comments are closed.