Vrasja e dyfishtë afër furrës në Vushtrri, gruaja e vrarë është rreth 40-vjeçare
Një rast shumë i rëndë ka ndodh në Vushtrri, dy persona dyshohet se janë vrarë pas të shtënave me armë sot pasdite, raporton Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali, dorasi fillimisht e ka qëlluar me armë një grua, më pas veten. Viktima e rastit, siç mëson Gazeta Sinjali është rreth 40-vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Valon Preteni, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.
“Prokurori është në vendin e ngjarjes, deri më tash është konfirmuar se një burrë ka vrarë një grua e më pas edhe veten”.

Lexo edhe:
https://gazetaeprizrenit.net/ky-eshte-pronari-i-furres-qe-dyshohet-se-vrau-punetoren-e-me-pas-veten/