24-11-2024

Vritet një person pasi plagosi policin që po ruante ambasadën izraelite në Beograd

Raportohet se një person, i cili dyshohet se është ekstremist mysliman, është vrarë pasi e ka plagosur me hark një polic që po ruante ambasadën izraelite në Beograd të shtunën.

Kjo është konfirmuar nga ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, duke thënë se sulmi ndodhi rreth orës 11:00, raporton “Novosti”.

“Sot rreth orës 11:00, një person i panjohur, identiteti i të cilit po punohet të zbulohet, ka qëlluar me hark një pjesëtar të xhandarmërisë i cili ishte në shërbimin e sigurisë në ambasadën izraelite dhe e ka goditur në qafë. Në vetëmbrojtje polici qëlloi sulmuesin, i cili vdiq si pasojë e plagëve të marra. Po hetohen motivet”, ka thënë ministri Daçiq.

View this post on Instagram

Asnjë koment

Comments are closed.