VV nominon zyrtarisht Kurtin kandidat për kryeministër
Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar kandidat për kryeministër, kryetarin e saj, Albin Kurtin. Në fjalën e tij, Kurti kërkoi ndihmë nga aktivistët e Vetëvendosjes për të arritur fitoren, raporton KTV.
Ai tha se ka ardhur koha që në Kosovë të përfundojnë qeverisjet e deritanishme, e të cilat Kurti i quajti “qeverisje të këqija”.
Ai tha se me Vetëvendosjen në krye të Qeverisë së Kosovës, do të merr fund korrupsioni.