WhatsApp po punon pas shpine?
Pronari i platformës X, Elon Musk, ka akuzuar platformën WhatsApp për abuzim të të dhënave të përdoruesve, për të cilën kanë reaguar ashpër nga ky aplikacion.
“WhatsApp eksporton të dhënat e përdoruesve çdo natë”, shkroi Musk në platformën X, duke thënë se kjo është bërë për një vendosje më të mirë të reklamave.
“Kjo nuk është e vërtetë. Ne e marrim seriozisht sigurinë e përdoruesit dhe kjo është arsyeja pse të dhënat tuaja janë të koduara. Ne as nuk i marrim ato mesazhe dhe as nuk i eksportojmë ato gjatë natës”, iu përgjigj ai postimit të Muskit.
Nuk është plotësisht e qartë se çfarë prova ka Musk për këto pretendime, apo nëse ka fare, por p.sh. eksperti i sigurisë kibernetike, Tommy Misk theksoi se “WhatsApp nuk ndan mesazhe, por ndan disa meta të dhëna me kompani të tjera Meta, si vendndodhjen e përdoruesve, kontaktet ose aktivitetet në internet”. /Telegrafi/