25-11-2024

Xhaka: Nuk duhej ta kisha bërë shqiponjën ndaj Serbisë

Granit Xhaka thotë se nuk duhej ta kishte bërë shqiponjën në ndeshjen ndaj Serbisë.

Në Kupën e Botës, Zvicra kishte triumfuar me rezultat 2-1 ndaj Serbisë, me dy golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Xhaka tash së fundmi ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën zvicerane Blick, ku ka folur për formën e mirë që po kalon në Arsenal dhe Kupën e Botës, që do të fillojë brenda një jave.

Ai ka thënë mes tjerash se nuk duhet bënte shqiponjën ndaj Serbisë, transmeton Klankosova.tv.

“Gjithçka shkoi mirë në ndeshjen e Serbisë. Përveç shqiponjës. Nuk duhej ta kisha bërë këtë”, ka thënë Xhaka për Blick.

“E dini, unë kam pasur dy ndërprerje në karrierën time. Një në ndeshjen me Arsenalin në Crystal Palace kur më shanë dhe në atë ndeshje kundër Serbisë kur bëra atë gjest”.

Blick sqaroi se ai ishte i emocionuar, me faktin se babai i tij ishte i arrestuar politik.

“Ajo që përjetoi babai im është diçka që nuk do t’ia dëshironi askujt. Deri më sot e di vetëm gjysmën e kësaj historie të tmerrshme. Kur isha njëzet vjeç, doja të dija çdo detaj. E pyeta dhe e pyeta derisa babai im iku sepse nuk duronte më. Tani e di që duhet të jem i kujdesshëm. Ishte një kohë e keqe për të”, shtoi ai.

Ai theksoi se këtë herë babai i tij Ragipi, nuk do të jetë në stadium.

“Jo, ai qëndron në shtëpi. E gjithë familja ime nuk do të jetë atje”.

Ai ka folur edhe për formën e mirë që po kalon në “Emirates”, ku theksoi se merita është e Mikel Artetas, që sipas tij, i tregoi futbolli në një mënyrë të re.

“E dini çfarë? Duhej të isha 27 vjeç për të kuptuar vërtetë futbollin, kjo është merita e tij. Mikel më tregoi futbollin në një mënyrë të re. Ai shpjegon lojën, taktikat, kundërshtarin në atë mënyrë që gjithçka që mund të bësh është të dalësh dhe të fitosh. Ai është një djalë i çmendur”, përfundoi Xhaka. /Klankosova.tv

Asnjë koment

Comments are closed.