25-04-2024

Sonte derbi lokal Ponte Prizreni – Bashkimi

Sot, do të luhen edhe dy ndeshje në kuadër të xhiros së 10-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Në Prizren do të zhvillohet ndeshja e fundit e kësaj xhiroje, në mes skuadrave të qytetit, Ponte Prizrenit dhe Bashkimit, raporton Gazeta e Prizrenit.

Ponte ka tri fitore e katër humbje, kurse Bashkimi tri fitore e gjashtë humbje. Tifozët prizrenas, duke filluar nga ora 19:00,  kanë rastin të shohin një përballje të bukur në “Sezai Surroi”.

Ndeshja tjetër është në mes të Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.