Sport News mëson që 25-vjeçari do të grumbullohet për dy ndeshjet e ardhshme kundër Maltës dhe Ishujve Faroe.

Mesfushori i Lazios për herë të fundit ka veshur fanellën e Dardanëve më 13 nëntor 2017, kundër Letonisë, miqësore të cilën Kosova e kishte fituar 4-3 në Mitrovicë.

Prej se është emëruar trajneri i ri Bernard Challandes, Berisha nuk është grumbulluar asnjëherë me Kosovën dhe gjithnjë arsyetim ka qenë lëndimi, edhe sa ishte pjesë e Salzburgut, por edhe pasi kaloi ne Itali, mungoi në dy ndeshjet e shtatorit në Uefa Nations League.

Sido që të jetë tani futbollisti më i shtrenjtë i Kosovës është rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe po pret të debutojë me Lazion. Trajneri Simone Inzaghi e ka grumbulluar për dy ndeshjet e fundit me Udinesen dhe Romën, por në asnjërin duel nuk e inkuadroi në lojë. Mbetet të shihet a do të debutojë këtë të enjte në Ligën e Europës me bardhekaltrit, që janë mysafirë të ekipit gjerman Eintracht Frankfurt./rtklive