Zafir Berisha: Grupet “politike” që hajnia i bashkon në Prizren
Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha përmes një postimi në ‘facebook’, ka kritikuar këshilltarët e LVV-PDK-LDK në Kuvendin Komunal të Prizrenit për siç ka thënë kalimin në këtë organ të pikës për tjetërsimin e pronës komunale dhe vënien në mënyrë të dyshimtë në shërbim të krimit urbanistik.
Postimi i plotë i Berishës:
Votimi i sotëm LVV-PDK-LDK në Kuvendin e Prizrenit për tjetërsimin e pronës komunale dhe venjen në mënyr të dyshimt në shërbim të krimit urbanistik, tregon emruesin e përbashkët krimal të k’tyre subjekteve politike! Dega e PDK dhe LDK në Prizren, tashmë po shihet edhe publikisht se dirigjohen nga grupet kriminale urbanistike dhe kur është në pytje përfitimi i grupeve të caktuara, i largojn maskat dhe tregojn se nuk dallojn nga hajdutët e rinjë të LVV.
Me ndryshimin e kryesuesit të Kuvendit në Prizren para disa muajsh u mendua se do të pengohet qeverisja e keqe e LVV në Prizren, mirpo seanca e sotme tregoj se kemi qenë gabim sepse po vërtetohet thënja popullore “ujku qimen e ndërron por zanatin jo”, pra hajduti mbetet hajdut si në kohën e R.Mujës si tash në kohën e M.Haskukës!!!
Nuk është e rastit që LDK në Prizren nga 27 kuvendar sa ka pasur dikur ka ra ne 6, sepse kjo degë ka vite edhe pse në opozitë formalisht vazhdimisht servis i krimit dhe korrupcionit si ne qeverin e PDK, si tash me LVV.
Dega e PDK në Prizren tashmë e ka humbur kuptimin e të qenit parti politike sepse pavarsisht pozitës dhe ndryshimeve të trumbetuara vazhdon të dirigjohet nga koka e krimit në Sreckë që vazhdon t’i mbaj lidhjet me krimin e organizuar, ndërsa z.Totaj e përdorin si kukull për dekor. Zafa