24-04-2024

Zafir Berisha: Neojugosllavët e VV-së të ndihmuar nga spiunët serbë e rusë po manipulojnë me gjeneratat e reja

Ndërsa i quan ”neojugosllavë të VV-së”, Berisha shprehet se këtë ata po e bëjnë përmes një ofenzive të rrjeteve sociale dhe lajmeve të rrejshme, ndihmuar nga spiunazha serbe dhe ruse, njofton Klan Kosova.

”Neojugasllavët e LVV-së në ofenzivë përmes rrjeteve sociale dhe lajmeve të rrejshme, të ndihmuar edhe nga spiunazha serbe dhe ruse po manipulojnë me gjeneratat e reja me propagandën ”20 vjet është shkatërruar Kosova” duke ju bërë lavazh trurit të tyre se para 20 vjetësh, d.m.th në kohën o okupimit serbo-sllav, Kosova na paska qenë lule!”.

”Fatkeqësia qëndron se edhe një pjesë e atyre që ju ka ndaluar ora me 1999, kanë ra viktima të kësaj propagande duke u vet-ngushëlluar për dështimet e tyre personale se gjoja dikush tjetër i ka fajet për dështimet e tyre dhe veten e shohin te propaganda maoiste e sektit politik të LVV”.

 

Asnjë koment

Comments are closed.