Mësimdhënësit prizrenas, sikur edhe kolegët e tyre në Kosovë, në fillim të këtij viti nuk punuan tri javë në kërkim të rritjes së pagave. Derisa ata presin që kjo të ndodhë në tetor, pagat e muajit prill për punëtorët e arsimit të Komunës së Prizrenit kanë pësuar një ndryshim të lehtë.
Në fakt shumës totale të pagës neto, varësisht nga rastet u janë hequr nga 0.30 deri në 0.70 centë, shkruan sot “Gazeta e Prizrenit”.
Këtë zbritjen të lehtë ndërkaq nuk e ka vërejtur pjesa më e madhe e mësimdhënësve.
Këtë e kanë konfirmuar edhe disa disa arsimtarë, të cilët thanë se kjo është kuptuar vetëm pasi njëri nga drejtorët e shkollës fillore e ka vërejtur dhe më pas informacioni ishte përhapur mes kolegësh, të cilët e kanë konfirmuar vetëm pasi verifikimit të listave të pagave dhe gjendjes së tyre bankare.
Mësimdhënësit thanë se nuk kanë dijeni se përse ka ndodhur një gjë e tillë. Arsyen e kësaj madje nuk e dinë as disa nga drejtorët me të cilët ka kontaktuar “Gazeta e Prizrenit”.
Ata thanë se pas konfirmimit kanë kërkuar sqarime nga Drejtoria e Arsimit.
Ndonëse duket se shumat e hequra për individë nuk çojnë ndonjë peshë të madhe, nëse mblidhet numri i përgjithshëm i punëtorëve të arsimit, atëherë kjo shumë ka përmasa të tjera. /GazetaePrizrenit.net/