Zbulimi tronditës nga testet mjekësore, CR7 nuk është 33 vjeç…

Cristiano Ronaldo është një lajthitje e natyrës, në mënyrën më të mirë të mundshme dhe këtë e kanë dëshmuar më së fundmi edhe rezultatet e testeve mjekësore të cilave iu nënshtrua te Juventus. Ka rezultuar se gjendja fizike e sulmuesit është krahasuar me atë të një futbollisti 20-vjeçar, pasi rezultatet mjekësore të tij kanë shfaqur se ai ka vetëm 7% masë dhjamore të trupit dhe një masë të jashtëzakonshme prej 50% muskul, çka është në mënyrë mbresëlënëse dhe më mirë se kolegët e tij profesionistë të asaj moshe specifike.

Jo vetëm aq, por 33-vjeçari regjistroi një shpejtësi prej 33.98 km gjatë Kupës së Botës në Rusi, çka ishte shpejtësia më e madhe e regjistruar gjatë të gjithë aktivitetit. Portugezi thjesht vijon të shkatërrojë rekordet, pavarësisht moshës së tij.

Përpara se CR7 të bashkohej me skuadrën nga Torino, stafi drejtues i Real Madrid performoi një seri testimesh mbi trupin e Cristiano Ronaldos dhe rezultatet sinjalizonin se ai kishte gjëndjen fizike të një 23-vjeçari, por tani po bëhen krahasimet me një futbollist edhe tre vite më të ri.
E pabesueshme. U raportua se 33-vjeçari ka një masë dhjamore vetëm 7%, ndërkohë që masa dhjamore mesatare te futbollistët e tjerë është 10 ose 11%, sipas konfirmimit të AS. Ronaldo ka gjithashtu një masë muskulore prej 50%, sërish shumë herë më mirë se kolegët e tij profesionistë, mesatarja e të cilëve nuk e kapërcen 46%./gazetasheshi/