02-12-2024

Zbulohet sasi e konsiderueshme e cigareve elektronike në autobusin e linjës Gjermani – Kosovë

Në pikë-kalimin kufitar të Merdares u zbulua një sasi e konsiderueshme e cigareve elektronike të padeklaruara gjatë tentimit për kontrabandim.
Në pikën kufitare (PKK) Merdare, ka arritur autobusi i linjës së rregullt nga Gjermania për në Kosovë. Në pyetjen e oficerëve doganorë se a kishte diçka për të deklaruar, shoferi është përgjigjur se ka sasi minimale. Oficerët doganorë kanë kërkuar hapjen e të gjitha bagazheve, derisa drejtuesi i mjetit  ka deklaruar se bagazhet në pjesën e majtë të autobusit nuk hapen.

Oficeret Doganore së bashku me Oficerët e Policisë kanë  hapur bagazhet, ku janë gjetur sasi prej 17,290 pako cigaret elektronike të shijeve të ndryshme, së bashku me 10,000 thithje (puffs) në sasi prej 20 ml secila, fillimisht në pjesën e majtë të bagazhit. Pas kësaj, autobusi është selektuar për kontroll të vijës së dytë, respektivisht për kontroll detal. Kontrolli ka rezultuar me gjetjen edhe të një sasie të konsiderueshme të cigareve elektronike në fund të autobusit dhe nën karrigen e mbuluar me valixhe dhe gjësende të udhëtarëve. Drejtuesi i autobusit ka pranuar verbalisht se malli i takon atij.  Tërë sasia është konfiskuar derisa veprimet në lidhje me këtë rast  do të vazhdojnë në përputhje me procedurat dhe rregulloret relevante të doganës.

Asnjë koment

Comments are closed.