Zbulohet tuneli rreth 40 metra nën burgun e Idrizovës në Maqedoninë Veriore, dyshohet se u hap nga të burgosurit

Një grup i të burgosurve në burgun maqedonas “Idrizovë” kanë tentuar të arratisen përmes një tuneli të hapur.

Sipas raporteve, një grup prej të paktën tetë të burgosurish planifikoi të arratisej nga burgu më i madh maqedonas përmes një tuneli që ata hapën. Tuneli është rreth 40 metra i gjatë.

Ministria e Brendshme shton se pasi mësoi se grupi po planifikonte arratisjen, ka kryer veprime verifikuese kriminalo-operative dhe ka dorëzuar informacionin dhe rezultatet në Drejtorinë e Zbatimit të Sanksioneve.

Administrata, thuhet se kontrolloi vendin e shënuar si tunel potencial dhe gjeti “një tunel të gërmuar rreth 40 metra të gjatë”. Tuneli ndodhet pranë objektit që përdorej për ruajtjen e qymyrit pranë repartit të grave në një thellësi rreth një metër dhe një diametër rreth 80 centimetra.

“Në tunelin janë gjetur disa shporta plastike në të cilat janë lidhur litarë, të cilët janë përdorur për nxjerrjen e dheut të gërmuar dhe një kabllo elektrike me një llambë që është përdorur për ndriçimin e tunelit”, sipas deklaratave të policisë./FrontOnline/