Zëdhënësi i State Departmentit bën edhe një reagim pas sanksionimit të Nexhat Krasni
Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar sot se e ka vendosur në listën e sanksioneve Nexhat Krasniqin, ish-drejtorin e Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh.
Pas këtij njoftimi të publikuar nga Ambasada e SHBA’së në Kosovë ka reaguar edhe zëdhënësi i State Departamentit Mathew Miller i cili ka shkruar në platformën “X” se “SHBA-të janë duke ndërmarrë veprime, së bashku me partnerët tanë kosovarë për të kërkuar llogari nga zyrtarët publikë të korruptuar Emërimi i sotëm i Nexhat Krasniqit, i cili pranoi ryshfet në kurriz të popullit kosovar, rikonfirmon përkushtimin tonë të përbashkët për këtë përpjekje”.