Zejtarët ankohen në ‘Shatërvan’ të Prizrenit se punimet po pengojnë qarkullimin në lokale
Komuna e Prizrenit ka vendosur që në ditët kur koha ka filluar të përmirësohet të nisë punime për instalimin e kabllove nëntokësore, por që kjo ndikon në punën e lokaleve të gastronomisë, duke u pamundësuar kështu edhe qytetarëve që të relaksohen në to.
Puna e cila ka filluar të bëhet në Prizren, saktësisht në ‘Shatërvan’, ka mllefosur zejtarët prizrenas.
Ata thonë se diçka e tillë ka mundur të bëhet në muajt shkurt, mars e madje edhe në kohën e mbylljes në prill, e jo tash kur koha ka filluar të nxehët shumë dhe numri i vizitorëve e klientëve është i madh.
Më poshtë keni disa fotografi të dërguara nga lexues të Gazetës Metro.