26-04-2024

Zejtarët ankohen në ‘Shatërvan’ të Prizrenit se punimet po pengojnë qarkullimin në lokale

Komuna e Prizrenit  ka vendosur që në ditët kur koha ka filluar të përmirësohet të nisë punime për instalimin e kabllove nëntokësore, por që kjo ndikon në punën e lokaleve të gastronomisë, duke u pamundësuar kështu edhe qytetarëve që të relaksohen në to.

Puna e cila ka filluar të bëhet në Prizren, saktësisht në ‘Shatërvan’, ka mllefosur zejtarët prizrenas.

Ata thonë se diçka e tillë ka mundur të bëhet në muajt shkurt, mars e madje edhe në kohën e mbylljes në prill, e jo tash kur koha ka filluar të nxehët shumë dhe numri i vizitorëve e klientëve është i madh.

Më poshtë keni disa fotografi të dërguara nga lexues të Gazetës Metro.

 

Asnjë koment

Comments are closed.