25-04-2024

Zemaj ballafaqohet me protestën e stafit teknik në Spitalin e Prizrenit

Drejtuesit e Shëndetësisë nga niveli qendror kanë vlerësuar se lakorja e infeksioneve me koronavirus në Kosovë është në rënie, gjë që sipas tyre vjen si rezultat i punës së përbashkët në luftimin e pandemisë. Ata kanë bërë thirrje që kjo dinamikë të ruhet në mënyrë që jeta publike të kthehet në normalitet.

Ministri Armend Zemaj, gjatë vizitës së tij në Spitalin e Prizrenit, fillimisht është ballafaquar me protestën e stafit teknik të këtij spitali, që shprehu pakënaqësinë për mospërfshirjen në pakon ekonomike të rimëkëmbjes. Zemaj para tyre tha se ka angazhime që pjesa e mbetur e stafit shëndetësor të jetë pjesë e kompensimit, raporton KOHA.

me partnerët ndërkombëtarë ka vizituar Spitalin e Prizrenit dhe Qendrën Rajonale të Shëndetit, duke pohuar se lakorja e infeksioneve është në rënie.

Lexo Edhe:

Ja pse dështoi votimi i buxhetit të Komunës së Prizrenit për vitin 2021

“Gëzimi më i madh për ne është që dy ditë radhazi raportohen zero raste të vdekjeve dhe numri i të infektuarve është trefish më pak sesa i të shëruarve. Ta përcjellim këtë dinamikë, ta luftojmë pandeminë, ta ruajmë shëndetin, ta ruajmë njëri-tjetrin dhe ta mundësojmë kthimin në normalitet jo vetëm të shërbimeve shëndetësore, por edhe të jetës shoqërore dhe publike në përgjithësi”, ka thënë Zemaj.

Edhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka konfirmuar uljen e rasteve.

“Lakorja po tregon se jemi në rrugë të mbarë që t’i ulim rastet, që të bëjmë rrafshimin e lakores epidemiologjike dhe me këtë të shpëtojmë jetë dhe të mos kemi raste të hospitalizuara në spitalin e Prizrenit dhe spitalet e tjera të Kosovës”, është shprehur Ramadani.

Prizren, Afrim Avdaj, ka theksuar se në këtë institucion është ulur numri i pacientëve me COVID-19.

“Ne kishim pikun më datën 13 gusht ku kishim 105 pacientë dhe në momentin që po flasim aktualisht kemi pikun më të ulët prej fillimit të pandemisë, gjithsejtë kemi 19 pacientë të hospitalizuar”, ka thënë Avdaj.

Përfaqësues të instituteve ndërkombëtare kanë vlerësuar se luftimi i COVID është i mundshëm përmes bashkëpunimit. Sipas të dhënave të publikuara të mërkurën nga IKSHPK-ja gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa nga 580 mostra kanë rezultuar 46 raste pozitive, bashkë me 62 të shëruar.

Asnjë koment

Comments are closed.