26-04-2024

Zemaj jep lajmin e mirë: Arritën frigoriferët për ruajtjen e vaksinës anti Covid

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka dhënë një lajmin e mirë për arritjen në Kosovë te frigoriferëve për ruajtjen e vaksinës kundër koronavirusit.

Postimi i plotë:

Qytetarë të vendit tim, profesionistë shëndetësorë, partnerë ndërkombëtarë, bashkëpunëtorë në luftimin e pandemisë Covid-19,Sot arritën frigoriferët për ruajtjen e vaksinës anti Covid, të siguruar nga Ministria e Shëndetësisë që bëjnë ftohjen dhe mirëmbajtjen për vaksinat deri në – 86 gradë. Jemi gati për pranimin e vaksinës, siç kërkojnë kushtet e ruajtjes, të cilat e kërkojnë frigoriferin deri në minus 70 gradë.

Po ashtu, kemi përgatitur strategjinë për vaksinim dhe distribuimin e saj. Në MSh dhe IKShKP janë marrë të gjitha masat dhe jemi përgatitur për vaksinim. Vaksina po vjen!Ruani higjienën, bartni maskë dhe mbani distancën!Bashkë ia dalim!

 

Asnjë koment

Comments are closed.