Zemaj: Nga 1,028 testime në 24 orët e fundit, pozitivë me COVID-19 janë 148
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se janë kryer 1,028 teste për COVID-19 dhe nga to, 148 kanë rezultuar pozitivë.
Ai njofton se asnjë i vdekur nuk është shëruar në 24 orët e fundit.
Lexo edhe:
Rrena e kryetarit Haskuka rreth dënimit të ish-drejtorit të tij për Arsim, Skënder Susurit (dok)
Zemaj përmes një statusi në Facebook ka bërë thirrje për institucionet qendrore e lokale që t’i “ndalin urgjentisht seminaret, punëtoritë dhe format e tjera të organizimit ku ka grumbullim njerëzish, sikurse edhe veprimtaritë e ndryshme, të panevojshme”.
Ai ka njoftuar se po vazhdojnë testimet edhe nëpër shkolla në nivel vendi.
“Deri më sot, 410 shkolla janë testuar, 10 prej tyre me rekomandim të IKSHPK-së kanë kaluar nga skenari A në skenarin C. Këtë javë, tri nga to kanë kaluar në skenarin C”, ka shkruar Zemaj.