23-04-2024

Zemaj paralajmëron mbyllje totale nëse nuk do të ketë ulje të infeksioneve të reja

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj nuk e ka përjashtuar mundësinë e vendosjes së një karantine në rast të rritjes së shifrave të të prekurve me koronavirus në Kosovë.

Ai këtë e ka konfirmuar sonte në DebatPlus të TV Dukagjini, ku tha se një vendim i tillë do të mund të merrej në rast të shtimit të infeksioneve.

 

 

“Nëse nuk kemi ulje të rasteve, do të ketë mbyllje totale”, u shpreh Zemaj.

Asnjë koment

Comments are closed.