24-11-2024

Zemaj paralajmëron shtrëngim të masave për festat e fundvitit: “Festoni në shtëpi”

Minsitri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i ftuar në në RTV21 nuk e përjashtoj mundësinë për shtrëngimin e masave për festat e fundvitit. Ai tha se çdo vendim do merret duke u bazuar në situatën e krijuar.

Zemaj gjithashtu tha se janë duke e bërë një fushatë që këtë vit të festohet në shtëpi.

“Këtë javë kemi bërë fushatë sensibilizuese që të festohet më ndryshe se sa vitin e kaluar, ky vit nuk është normal sikur viti paraprak, thirrja jonë është që të festohet në shtëpi e kemi pas edhe një moto e cila  është përkrahur edhe nga partneret ndërkombëtar”, tha ndër tjera Zemaj.

Asnjë koment

Comments are closed.