Zenel Zekolli më i votuari në AAK-në e Prizrenit
Zenel Zekolli nga AAK ka marrë më së shumti vota, gjithsej 77 për Këshillin Drejtues (KD), në Kuvendin e tetë zgjedhor, të këtij subjekti në Prizren, transmeton “gazetaeprizreni.net”.
AKK në Prizren, mbrëmë mbajti Kuvendin, ndërsa 175 delegatët e pranishëm me vota të fshehta votuan për KD, në përbërje prej 45 anëtarësh që më pas do ta zgjedh edhe kryetarin.
Ish-komandanti i UÇK-së, Zenel Zekolli bashkë me katër vëllezërit e tij kanë kontribuuar në luftë, ndërsa është vëlla i dëshmorit. Pas lufte ai, ka qenë nënkolonel i TMK-së ndërsa ishte edhe kandidat i AAK-së për në zgjedhje.
Pas Zekollit, katër të tjerët që morën vota më së shumti janë Kristë Dulaj, Sedat Kalismashi, Emine Abdyli dhe Ramiz Llugaxhiu.
Sipas statutit, Këshilli Drejtues i AAK-së në afat prej 7 dite duhet ta zgjedh kryetarin e ri të degës, që pastaj e zgjedh kryesinë, të cilën duhet ta aprovojë KD./gazetaeprizreni.net/