18-04-2024

Shtrëngatat me shi do të jenë edhe këtë javë

Sipas meteorologëve, moti deri në fund të javës do të jetë kryesisht i vranët. Nga mesi i javës sërish parashihen shtrëngata me shi.

Sot  paradite mot kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

Të enjten- Mot pjesërisht i vranët. Pasdite reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullimë.

Të premten – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite me shtrëngata me shi.

Në fillim të javës, temperaturat e ajrit do të rriten mbi vlera mesatare, e më pas do të pësojë një rënie të këtyre vlerave.  Minimalet do të sillen nga 12 C deri në 16 C, e ato maksimale në fillim të javës do të rriten deri në 30 C, e më pas do të zbresin në 25 C.

 

Asnjë koment

Comments are closed.