Zëra nga Shqipëria: Vlora Çitaku pritet të emërohet Ministre e Punëve të Jashtme në Qeverinë “Rama 3”
Partia Socialiste e Shqipërisë në krye me Edi Ramën dolën fitues nga zgjedhjet e 25 prillit.
Rama ende nuk ka zbuluar kabinetin e tij që do ta ketë në mandatin e 3-të si kryeministër, shkruan Indeksonline.
Gazetari i njohur nga Shqipëria, Çim Peka ka shkruar se Vlora Çitaku pritet të jetë Ministre e Punëve të Jashtme në “Rama 3”.
Sipas Pekës, Rama po tenton të minojë pozitën e kryeministrit, Albin Kurtit dhe për ta bërë këtë duhet ta ketë ndihmë nga Kosova.
“Askush nuk mund ta luajë këtë rol më mirë se Vlora Çitaku. Njeriu më i afërt i Thaçit dhe mike personale e familjes Rama, ajo pritet të emërohet Ministre e Jashtme në Kabinetin Rama 3, ka shkruar Peka.
Vlora Çitaku ka qenë ambasadore e Kosovës në Uashington./Indeksonline/